Procesi I Të Krijuarit

Nga Medina Shala

Momentalisht nuk gjej diçka më paqësore sesa të zhytem në procesin e të krijuarit të diçkaje. Shumë herë kur dua të largohem nga çdo gjë, është pikërisht ky moment kur unë gjej veten. Nuk ka rëndësi se a jam duke bërë foto, ilustruar, pikturuar apo shkruar, përmes të gjitha këtyre aktiviteteve arrij ta zhvendos trurin tim në valë të tjera dhe ta shpërfaq anën time të brendshme.

Arsyja se pse e shkruaj këtë artikull lidhet me idenë që çdo kush që has në këtë shkrim ta ketë parasysh këtë praktik “procesin e të krijuarit” që të paktën në trurin e tij të jetë si opsion ekzistues, normal pa paragjykuar lexuesin/en. Kjo temë më së miri shpalos personalitetin tim dhe idenë se si FOCUSpx ka lindur si koncept. E kam të nevojshme të shprehem pa marrë parasysh se në çfarë formati apo se si, dhe kështu më është dashur një kanal për ta shfaqur shpirtin tim. Jam krenare me veten time që arrita ta finalizoj këtë kanal “FOCUSpx” dhe ta shprehë punën time këtu. Për mua puna ime tregon shumëçka nga karakteri im, është shumë e rëndësishme që lansimi i ndonjë projekti t’i plotsoj kriteret e mija. Gjithmonë luftën time të brendshme e zhvilloj me veten time ,e di që po tingëlloj klishe.

Njeriu vlerën e tregon atëherë kur shfrytëzon potencialin e tij. Dhe çdo individ lind me një potencial të caktuar, është vendim i tij se sa e shfrytëzon atë, dhe asesi nuk preferoj që mos ta shfrytëzoj potencialin tim pa marrë parasysh se ku dhe në çfarë forme. Nuk e cilësoj veten person me ndonjë talent të veçantë thjesht mendoj që më pëlqen procesi t’i njoh më mirë dhe t’i zhvilloj tutje kuriozitetet e mija.  

Dua ta trajtoj më detajisht këtë temë por në pamundësi të kohës më duhet ta elaboroj në mënyrë sipërfaqësore. Shoqëria jonë ka shumë fjalë të urta në të cilat flet se si puna e nderon njeriun. Nuk e di pse në kohët në të cilat po jetojmë shumë gjëra të çmuara po tjetërsohen nga përditshmërija jonë. Për shembull ato që i kam mësuar për “procesin e krijimit” kanë qenë gjëra të njohura më herët, ndërkohë kur i lexojmë tani duken si teknika të reja.  

Ka shumë rëndësi që një individ të jetë i plotësuar në shpirt, duke u bazuar në përvojën time dhe duke hulumtuar tutje për këtë proces kam arritur në idenë që plotësimi vjen kur njeriu është i angazhuar në një gjë më të madhe se vetja e tij. Jo çdo gjë është materiale, njeriu shpeshherë shtyhet nga forca të brendshme për të realizuar diçka. Kur njeriu krijon është në të njejtën linjë me këto lloj forcash dhe arrin në një lloj qetësie duke humbur sensin e kohës.

Produkti i cili lind medoemos duhet të jetë ekselent, mjafton të jetë i ndjerë dhe i vërtetë nga krijuesi që e ka bërë atë, kështu transmeton frekuencë tek pala tjetër duke arritur ta prek atë. Rëndësi ka që produkti të ketë për bazë një mesazh kuptimplotë për ju. Të prekësh zemrat e njerëzve për të mirë përcjellë një ndjenjë fisnikërie tek vetja juaj, dhe më së miri kjo ndjenjë transmetohet nga produkti që ju krijoni.

FOCUSpx Studio


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *